Lajme

Qytetarët e Kosovës mund të pajisen me vula apostile pa bërë termine online

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 12 Janar 2022

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se qytetarët tash e tutje mund të pajisen me vulë apostile apo verifikuese pa pasur nevojë për terminë online.

“Ministria e Punëve të Brendshme/Agjencia për Regjistrim Civil, i njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që me vulë apostile/verifikuese mund të pajisen pa pasur nevojë që të ndajnë terminin online”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas kësaj ministrie ky shërbim ofrohet në katër komuna të vendit: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan.

-Advertisement-

Kujtojmë se deri sot qytetarët është dashur të presin në radha të gjatë për të marrë këtë vulë në dokumentet e tyre.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy