Strategjia e Izraelit kundër Omicronit
Autori: Gazeta inFokus
08:31 | 12 January 2022
Reagimi i Izraelit ndaj pandemisë COVID-19 është vëzhguar nga afër në të gjithë botën – sidomos për shpërndarjen e shpejtë të vaksinave dhe vendimin e hershëm për të ofruar doza përforcuese.
Ky vend tani po përballet me një numër të paparë të të infektuarve, të shkaktuar nga varianti Omicron i koronavirusit.
Të martën, autoritetet atje raportuan mbi 37,000 raste të reja, duke thyer çdo rekord të mëparshëm.
Në mesin e të infektuarve është edhe ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid, i cili tha se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i izoluar në shtëpi.
Pavarësisht shtimit të rasteve, Qeveria izraelite është duke i rezistuar rivendosjes së bllokimeve dhe shumicës së kufizimeve të tjera, edhe pse thotë se kulmi i infektimeve mund të jetë ende larg.
Cila është strategjia?
Menjëherë pas shfaqjes së variantit Omicron për herë të parë në Afrikën e Jugut në muajin nëntor, Izraeli ka frenuar shumicën e udhëtimeve ndërkombëtare.
Cyrille Cohen, profesor i shkencave jetësore në Universitetin Bar Ilan pranë Tel Avivit, e cilëson këtë si një “veprim të mirë”, që, siç thotë, ka ndaluar transmetimin e virusit në masë të madhe dhe ka blerë kohë për t’u përgatitur për trajtim.
Megjithatë, shton ai, Izraeli nuk e ka shfrytëzuar këtë kohë për të rritur në mënyrë adekuate kapacitetet e testimit.
Më vonë, me rritjen e transmetimit të brendshëm të infeksionit, Izraeli ka arritur në përfundimin se kufizimet e udhëtimit nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do të dëmtojnë ekonominë.
Ai ka rihapur qiellin e tij dhe ka lejuar që baret, restorantet, palestrat dhe objektet e tjera të qëndrojnë të hapura.
Duke folur për AFP-në, Cohen thotë se Izraeli, në mënyrë efektive, “ka transferuar një pjesë të menaxhimit të kësaj krize nga autoritetet te njerëzit”, duke u dhënë qytetarëve përgjegjësinë kryesore për vetëtestim dhe karantinë.
Cilat janë rreziqet?
Hagai Levine, kryetar i Shoqatës së Mjekëve të Shëndetit Publik në Izrael, thotë për AFP-në se vendimi i Izraelit “për të vazhduar jetën normale”, do të rezultojë në mënyrë të pashmangshme me më shumë infektime.
Levine e mbështet vendimin për të shmangur një bllokim të ri, por thotë se Qeveria do të përballet me probleme nëse vazhdon të shpallë ndryshime politikash pothuajse çdo ditë.
“Ndryshimi i politikës në vazhdimësi shkakton konfuzion dhe ndjenjën se Qeveria nuk e ka nën kontroll [situatën] – gjë që është e vërtetë, sepse nuk është e mundur ta kesh nën kontroll”, thotë ai.
Shefi i njësisë së trajtimit të pandemisë në Izrael, Salman Zarka, ka paralajmëruar të hënën se përhapja e rasteve dhe izolimi i detyrueshëm do të shkaktojnë gjithnjë e më shumë stres në fuqinë punëtore, veçanërisht në sistemin e kujdesit shëndetësor.
Ai ka thënë se Qeveria po shqyrton mundësinë e shkurtimit të periudhave të izolimit për individë të caktuar që rezultojnë pozitivë, por që janë asimptomatikë.
Doza e katërt për të gjithë?
Më shumë se 80 për qind e banorëve të rritur të Izraelit kanë marrë dy vaksina kundër koronavirusit dhe më shumë se gjysmës i është dhënë edhe doza përforcuese.
Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, ka thënë muajin e kaluar se Izraeli do të administrojë edhe dozën e katërt, për të luftuar Omicronin.
Një qytetare duke marrë një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 në Izrael.
LEXONI EDHE KËTË:
Rreth 254 mijë izraelitë marrin dozën e katërt të vaksinës
Disa grupe në rrezik tani kanë qasje në dozën e katërt, edhe pse provat shkencore për ndikimin e saj janë të pakta.
“Izraeli është i hapur për të bërë gjëra të bazuara në arsye, pa prova shkencore”, thotë Levine.
“Kjo ndonjëherë ia vlen”, shton ai.
Të dhënat paraprake nga Qendra Mjekësore Sheba e Izraelit tregojnë rritje të konsiderueshme të antitrupave te personat që kanë marrë dozën e katërt.
Por, Cohen thotë se është vështirë të nxirret ndonjë përfundim.
“Unë mund ta kuptoj vendimin për ta mundësuar [dozën e katërt] për njerëzit që janë në rrezik. Por, ne nuk e dimë nëse do të ketë ndonjë dallim në krahasim me tri dozat”, thotë ai.rel

T� tjera
-
Bajrami: Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 5.39 miliardë euro
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka ngritur...
-
Arrestimi i Endrit Azemi për mashtrim, policia jep detaje e fundit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të fundit rreth arrestimit të Endrit Azemit...
-
Vendimi për vràsjen e Liridonës merr formë të prerë në Apel, familja me mesazh të fortë
Familja e Liridona Ademajt ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e c...
-
121 lindje brenda një jave në QKUK – në jetë vijnë edhe katër palë binjakë
Klinika Gjinekologjike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka re...
-
“Na e kanë pështy shtetin në fytyrë”, Limaj kritikon ashpër sjelljen e Speciales gjatë vizitës së Jakup Krasniqit
Kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar veprimet e G...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e UNMIK-ut, diskutojnë situatën e sigurisë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar në Prishtin...
-
Kusari-Lila: Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka pr...
-
Bie bora e parë në Shqipëri
Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshjet e para të dëborës në Shqipëri, duke ...
-
Gjashtë kandidatë në garë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë – MPB tregon emrat që synojnë këtë pozitë
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar zyrtarisht se gjashtë kandidatë...
-
E propozuara e Qeverisë për ambasadore në Kroaci, del të jetë e diplomuar në Universitetin serb të Prishtinës
E propozuara për ambasadore, në diplomën e saj mban nënshkrimin e ish-rektori...
-
Dosja e Prokurorisë për Endrit Azemin që mashtroi se kishte leukemi: U kthye në Kosovë kur iu bllokuan llogaritë bankare
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të G...
-
Arifi: Aleanca mbështet çdo nismë për t’i ndihmuar ish-komandantët e UÇK-së në Hagë
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka thënë se kjo parti është ...

































