Lajme

Nxënësi që ra nga kati i dytë i shkollës në Pejë në gjendje të rënd

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 11 January 2022

Gazeta Infokus më herët ka raportuar për një rast të një shkolle në Pejë, ku një fëmijë kishte rënë nga kati i dytë.

Ai tani ndodhet në Qendrën Emergjente në QKUK për tretman mjekësor, shkruan Gazeta Infokus.

Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, ngase ka pësuar thyerje dhe lëndime në kokë si dhe thyerje të ekstremiteteve.

-Advertisement-

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, doktori i mjekësisë emergjente në QKUK, Avdush Bajgora.

“Është në gjendje të rëndë, është në mjekim intensiv. Të gjitha ekzaminimet i kemi bërë, ka fraktura të kokës , si dhe fraktura ekstremiteve”, ka deklaruar Bajgora për Gazetën Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera