Një grua u vra nga burri i saj, tetë raste të tjera të dhunës në familje vetëm për 24 orë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
10:17 | 06 Janar 2022
Të mërkurën një grua 48 vjeçare dyshohet se u vra nga burri i saj në Llaushë të Skenderajt, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas policisë, gruaja u qëllua nga burri me armë të zjarrit dhe u dërgua në spitalin e Mitrovicës ku nga plagët e marra nuk mbijetoi.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ku rasti po trajtohet si vrasje e rëndë.
Ndërkaq, rastet e dhunës në familje po vazhdojnë të jenë një problem në vendin tonë.
Vetëm në 24 orët e fundit tetë gra përjetuan dhunë nga burrat e tyre.
Këto raste kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, Prizrenit dhe në Vushtrri.
Katër rastet që kanë ndodhur në Prishtinë janë shkaktuar nga burrat por që në disa raste ka pasur përfshirje edhe të gjinisë femërore.
Në rastin e parë në Prishtinë është raportuar nga një grua ku ka thënë se pas një mosmarrëveshje në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit, bashkëshorti i saj dhe vjehrra e saj.
Si pasojë e kësaj viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimin me tre fëmijët e saj për shkaqe sigurie është dërguar në strehimore.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara nëna e tij është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në rastin e dytë poashtu është raportuar se është arrestuar një burrë për shkak se kishte fyer dhe kanosur bashkëshorten e tij.
Sipas policisë, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti tjetër që ka ndodhur në Podujevë ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë rreth orës 14:40.
Ky rast është raportuar nga një grua ku ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Ndërsa rasti tjetër në rajonin e Prishtinës, më saktësisht ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku është arrestuar një person pasi që kishte sulmuar fizikisht babain dhe vëllain e tij.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raport.
Rasti në rajonin e Prizrenit, më saktësisht është raportuar në Suharekë nga një grua ku deklaruar se është kanosur nga bashkëshorti i i saj.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:25, ku i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti tjetër poashtu në Suharekë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:55, ku një grua ka raportuar se më bashkëshortin të cilin ishte ndarë i kishte dërguar mesazhe kërcënuese nga telefoni.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Poashtu policia ka bërë të ditur se në këto 24 orë është arrestuar një person ku kishte shkaktuar dhunës në familje të martën rreth orës 21:05.
Ai ishte dyshuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, ku pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Si dhe rasti i tetë i dhunë në familje ka ndodhur në Vushtrri ku është arrestuar një person pasi që kishte sulmuar nënën e tij.
Si pasoj e kësaj viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“ I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...



































