Lajme

29 pacientë me Covid-19 të shtrirë në spitale

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 05 January 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka bërë të ditur se 29 pacientë janë të hospitalizuar në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Pesë prej tyre janë pozitiv me Covid-19 dhe 24 tjerë janë më post-Covid.

“Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 3 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Sipas raporteve të datës 5 janar 2022 nga klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, në nivel të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 29 pacientë, prej tyre 5 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 24 të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 3 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 2 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-Covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera