Sport

Trajneri i Napolit infektohet me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 04 January 2022

Infektimit me koronavirus nuk i ka shpëtuar as trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, shkruan Gazeta inFokus.

Spalletti ka rezultuar pozitiv me ‘Covid-19’ pas testimeve të bëra këtë të martë nga klubi i Napolit.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi napolitan përmes një njoftimi për media.

-Advertisement-

“Në përfundim të përpunimit të të gjitha testeve sot, rezultoi pozitiv edhe Luciano Spallettit ndaj Covid-19. Trajneri është asimptomatik dhe do të respektojë periudhën e izolimit sipas protokollit”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Përveç Spallettit, te klubi i Napolit pozitiv me Covid-19 janë edhe disa anëtarë tjerë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera