Lajme

Mehaj viziton Shpëtim Agusholli: Gjurmë të shenjta që dëshmojnë se sa shtrenjtë ka kushtuar liria

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 02 January 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar luftëtarin e UÇK-së, Shpëtim Agusholli, për të cilën tha se ishte emocion i veçantë.

Ai u shpreh se plagët e tij, janë gjurmë të shenjta që dëshmojnë se sa shtrenjtë ka kushtuar liria.

“Plagët e luftëtarit ikonë të UÇK-së, të Betejës së famshme të Koshares, Shpëtim Agusholli, janë gjurmë të shenjta që dëshmojnë se sa shtrenjtë ka kushtuar Liria jonë. Emocion i veçantë ishte vizita pranë shtratit të Shpejtimit. Ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore me karrocë, Heroi i gjallë, Shpejtim Agusholli, vazhdon të na jap forcë dhe vullnet që të vazhdojmë pandalshëm në forcimin e Ushtrisë sonë.” shkroi Mehaj në një postim në Facebook.

-Advertisement-

Tutje, tha se iu zotua Agushollit se Qeveria do të angazhohet në maksimum që frytet e gjakut të derdhur për lirinë dhe pavarësinë, siç tha, t’i kurorëzojnë me shtetin e ushtrinë tonë të fortë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera