Lajme

Parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 02 January 2022

Butë dhe stabil edhe në pjesën e parë të javës. Nga mesi i javës shkurtimisht priten mundësi për shi e borë dhe rënie e temperaturës, njofton “Prishtina Weather”.

Sot butë dhe mot stabil parashihet të mbajë edhe në ditët e para të javës së parë të vitit 2022. Me kthjellime e vransira, derisa orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten edhe kushte për mjegull apo mjegullinë.

Ditën e enjte do të ketë shtim të vransirave, e pasdite priten edhe reshje shiu, e me rënie të temperaturave, reshjet e shiut mund të shndërrohen edhe në bore, e nga dita e premte reshjet pushojnë, e vransirat edhe shpërndahen deri në mbrëmje.

-Advertisement-

Në ditët e ardhshme nuk do të mungojë qarkullimi ajror, kështuqë ndotësit ajror gjatë periudhave me erë mund të shpërndahen e cilësia e ajrit edhe të jetë në vlera të pranueshme, por se orëve të mbrëmjes kur dominojnë qetësitë, ndotësit shënojnë rritje në koncentrime e indeksi të kaloj edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

Datat:

3.01 – Butë, kryesisht me diell, e pasdite dhe mbrëmje me vransira kalimtare.  Orëve të mëngjesit, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

4.01 – Mbetet mot i butë, me vransira e intervale me diell.  Përgjatë ultësirave në mëngjes mundësi për mjegull ose mjegullinë.

5.01 – Butë, paradite pjesërisht vranët, e nga pasdita më shumë kthjellime.

6.01 – Kryesisht me vransira.  Pasdite priten reshje shiu, e më vonë në mbrëmjes shndërrohen edhe në reshje bore.

7.01 – Më ftohtë, me vransira dhe intervale me diell.  Deri në mbrëmje vransirat shpërndahen.

Temperaturat mbeten mbi vlera mesatare deri nga dita e premte.  Minimalet luhaten nga 0-4C, e maksimalet arrijnë deri në 12C e 13C, ditën e premte zbresin edhe në 4C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e perëndimi 3-8m/s, e nga dita enjte nga verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike në rënie, e në pjesën e dytë të javës shënon rritje të shpejtë mbi vlera normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera