Lajme

Ministria e Shëndetësisë ka një kërkesë me rëndësi për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 30 December 2021

Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID gjatë festave të fundvitit dhe gjatë tërë pandemisë.

Përmes këtij njoftimi poashtu kjo ministri kanë kërkuar nga qytetarët që të planifikojnë më herët blerjet me qëllim që të shmangin turmat dhe grumbullimet e panevojshme, shkruan Gazeta Infokus.

“Edhe nëse jeni plotësisht të vaksinuar praktikoni respektimin e masave kundër COVID-19 gjatë sezonës festive dhe gjatë tërë pandemisë. Planifikoni më herët blerjet me qëllim që të shmangni turmat dhe grumbullimet e panevojshme. Mbrohu nga COVID-19 dhe festo shëndetshëm”, kanë shkruar nga MSH./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera