Lajme

Fundi i vitit e gjen spitalin e Pejës me vetëm dy pacientë me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 29 December 2021

Në spitalin e Pejës aktualisht janë të hospitalizuar 239 pacientë, shkruan Gazeta inFokus.

Ky spital përmes një njoftimi në Facebook ka treguar se gjendja aktualisht është e qetë, dhe vetëm dy pacientë që janë të shtrirë janë me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit sipas njoftimit, ky spital ka realizuar 669 vizita specialistike dhe mbi 4 mijë analiza.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:
Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:

– 669 Vizita Specialistike;

– 50 Pranime;

– 239 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;

– 2 Lindje, 2 djem;

– 11 Operacione;

– 36 Hemodializa;

– Analiza: 365 pacientë që kanë bërë 4,139 analiza;

-Shërbime Radiologjike: 107 Rëntgen, 34 Ultra zëra, 16 CT-ja dhe 4 Mamograf;

– 38 procedura fizioterapie;

– 2 Pacientë me Covid-19./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera