Lajme

Në katër spitale të Kosovës nuk ka asnjë pacientë me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 29 December 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në katër spitale të përgjithshme nuk ka pacientë të shtrirë me Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Spitali i Gjakovës, Mitrovicës, Gjilanit dhe Vushtrrisë nuk kanë pacientë të spitalizuar me Covid-19, ndërsa në tërë ShSKUK-në, të shtrirë janë 8 raste të konfirmuara me Covid-19 pozitivë dhe 33 raste të tjera post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 2 pacientë.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 4 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 1 pacient

-Spitali i Pejës, 2 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera