Lajme

Kapen 400 kilogramë mish të prishur në Gurrakoc të Istogut

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 29 December 2021

Policia ka ndaluar një automjet në Gurrakoc të Istogut, ku gjatë kontrollit janë gjetur 400 kilogramë mish gjedhi, për të cilin pronari nuk posedonte dokument.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, të cilët kanë konstatuar se mishi nuk plotëson kushtet për konsum dhe do të asgjësohet.

-Advertisement-

“Raportohet se njësiti policor ka ndaluar automjetin kombi me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është vërejte se në automjet i dyshuari kishte pas të ngarkuar rreth 400 kg mish gjedhi për të cilin nuk posedonte dokument përcjellës dhe prejardhjen. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-së të cilët e kanë konstatuar se mishi nuk plotëson kushtet për konsum dhe e kanë sekuestruar dhe do të asgjësohet. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda e rastit për procedura tjera i procedohet AUV-së”, ka njoftuar policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera