Lajme

Gërvalla nuk raporton në Komisionin për Integrime, shkak një udhëtim urgjent jashtë vendit

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 22 December 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk do të raportojë sot në Komisionin për Integrime Evropiane. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka njoftuar se ministrja nuk ka ardhur në raportim për shkak të një udhëtimi urgjent jashtë vendit.

Krasniqi i njoftoi anëtarët e tjerë të Komisionit që paraprakisht kanë pasur konfirmim se ministrja do të raportojë në Komision.

“Pas disa datash të konsultuara nga ana jonë dhe nga ana e ministres së Punëve të Jashtme, ditën e hënë me datën 20 dhjetor kemi marrë konfirmimin se ministrja mund të raportojë në Komision me datë 22. Pas kësaj kemi njoftuar edhe mbledhjen që po e mbajmë sot me rend të ditës. Pastaj me datën 21 kemi marrë një njoftim nga ana e kabinetit të ministres , që për shkak të një udhëtimi që i ka dalë urgjent, ministrja nuk mund të raportojë në Kuvend”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Deputetja e LDK-së konsideroi se ministrja Gërvalla është treguar e papërgjegjshme sot.

“Unë këtë e konsideroj si papërgjegjësi e ministres së Punëve të Jashtme. Gjithashtu është edhe papërgjegjësi e saj kushtetuese, sepse siç e dimë ekzekutivi duhet t’i nënshtrohet kontrollit parlamentar. Sot ministrja nuk është në raportim për arsye se i ka dal një udhëtim urgjent”, ka deklaruar Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera