Vuçiq – shqiptarëve: Serbinë shiheni si shtëpinë e dytë
Autori: Gazeta inFokus
13:57 | 21 Dhjetor 2021
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencën e zhvilluar në kuadër të ‘Open Balkan’ theksoi se marrëveshjet e arritura mes tri vendeve janë shumë të rëndësishme.
Po ashtu, ai u bëri thirrje shqiptarëve që të konsiderojnë Serbinë si shtëpinë e tyre të dytë.
“Ne duam që nga këto arritje qytetarët të shikojnë përfitime. Kur erdha në Shqipëri pashë që kryeministrit Rama iu kundërvunë për iniciative, apo për ata që thonë se Ballkani i Hapur ka të bëjë me Serbi të madhe apo Shqipëri të madhe. Kjo nuk ka të bëjë më asnjë për tyre.”
“Ne sot duhet të përqendrohemi tek e ardhmja dhe për faktin se si mund të jetojnë më mirë vendet tona. Ne duam të shikojmë më shumë turistë në Novi Sad, nga Tirana apo Shkupi, sigurisht edhe nga vende të tjera. Duke ardhur sot në Tiranë, dëshiroj të shpreh respektin tim për qytetarët e Shqipërisë, dua që Serbinë ta shihni si shtëpinë e dytë. Edhe ne duam të ndjehemi kështu kur të vijmë në Shqipëri”, tha Vuçiq.
“Ne duhet të përqendrohemi në të ardhmen dhe këto gjera që ne kemi bërë për fermerët dhe për bujqësinë, kemi bërë që shumë turistë nga Shqipëria dhe nga Maqedonia të vijnë në Serbi dhe anasjelltas që qytetarët serbë të vijnë në plazhet e bukura shqiptare dhe liqenet e Maqedoninë”.
Ndërkohë, Vuçiq nga Tirana ka përsëritur dhe thirrjen për tre vendet e tjera që të bëhen pjesë e kësaj nisme si një mundësi që të rritet numri i turistëve vendas në rajon.
“ Dua të falënderoj dhe Zoran Zaev që ka bërë shumë. Ne kemi rënë dakord që në çdo konferencë për shtyp ne të theksojmë ftesën që ne kemi për Prishtinën, Sarajevën dhe Podgoricën, ne dëshirojmë që këto tre kryeqytetet të bëhen pjesë e nismës sonë. Kështu, të kemi më shumë turistë për vende tonë”, është shprehur ndër të tjera Vuçiq.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...






























