Lajme

Mediumi kroat: Lirohet shoferi i autobusit që shkaktoi aksidentin ku vdiqën 10 kosovarë

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 21 December 2021

Mediat në Kroaci shkruajnë se është liruar shoferi i autobusit të “Deva Turs” që më 25 në Slavnonsi Brod në Kroaci kishte shkaktuar aksidentin tragjik ku vdiqën 10 kosovarë që po udhëtonin nga Gjermania për në Prishtinë.

Telegram.hr shkruan se trupi gjykues jashtëgjyqësor i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod, miratoi ankesën e prokurorisë për lirimin e shoferit të autobusit kosovar deri në përfundimin e ekspertizës së nevojshme, për ta përcaktuar kualifikimin e tragjedisë.

Shoferit, Dukagjin Lyta, gjatë muajit gusht i ishte vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera