Lajme

Francë, gjashtë fëmijë morën dozën e gabuar të vaksinës kundër COVID

Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 21 Dhjetor 2021

Në qendrën e vaksinimit në Le Mans në Francë gjashtë fëmijë të moshës 5 deri në 11-vjeç kanë marrë dozën e gabuar të vaksinës kundër COVID-19.

Në njoftimin e Agjencisë shëndetësore rajonale Pays de la Loire dhe guvernatorit Sarthe thuhet se 6 fëmijët morën vaksina dhe doza të ndryshme nga se nevojitej.

Në njoftim theksohet se fëmijët morën sasi më të madhe të vaksinës se sa ishte vendosur.

-Advertisement-

Pasi është vërejtur gabimi, familjarët e fëmijëve janë njoftuar për efekte të mundshme anësore si temperaturë dhe dhimbje.

Në të njëjtën ditë, kryeministri Jean Castex vizitoi qendrën e vaksinimit dhe bisedoi me njerëzit, shumica e të cilëve erdhën për një dozë shtesë.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy