Lajme

Vetëm 310 vaksina anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 20 December 2021

310 vaksina anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara ka shkuara në 1 milion e 654 mijë e 843.

-Advertisement-

873 mijë e 836 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.843 doza të vaksinës. Deri më sot 776.881 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga MSH.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera