Lajme

Abelard Tahiri thotë se ndihet shumë i lumtur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 15 December 2021

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka konstatuar se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në momentin kur ka vendosur për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës në qershor të këtij viti.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili ka thënë se pushteti ka marrë goditjen meritore nga gjykata Kushtetuese, shkruan Gazeta Infokus.

Tahiri ka thënë se si deputet iniciues është shumë i lumtur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

-Advertisement-

“Si deputet iniciues, jam shumë i lumtur që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë çështjes së ngritur nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me këtë shkarkim të paligjshëm, duke prishur kalkulimin e këtij pushteti që s’pyet për parime dhe ligjshmëri.

E ritheksoj se, kjo është një fitore e të drejtës mbi padrejtësinë, e meritës mbi arrogancën. Fitore e demokracisë si vlerë mbi keqpërdorimin në emër të saj”, ka thënë Tahiri. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera