Lajme

ATK vazhdon t’i tejkaloj pritshmëritë e inkasimit

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 10 Dhjetor 2021

Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon t’i tejkaloj pritshmëritë e inkasimit ku vetëm një muaj nga përfundimi i këtij vitit janë inkasuar 552.7 milion euro tatime.

“Administrata Tatimore e Kosovës inkason 552.7 milion euro tatime, të hyra këto të cilat garantojnë realizim të projeksionit për këtë vit, por edhe tejkalimin e tij, bazuar në trendin aktual”, thuhet në njoftimin e ATK-së

ATK njofton se ka shënuar rritje për 126.06 milion euro ose shprehur në përqindje 29.5% krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
“Realizimi i të hyrave për këto njëmbëdhjetë muaj ka shënuar rritje për 126.06 milion euro ose shprehur në përqindje 29.5% më shumë nëse krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Rritje të inkasimit është shënuar edhe në raport me planin e paraparë për 41.6 milion euro apo 8.2% më shumë”, njfton ATK-ja.

-Advertisement-

Në njoftimin e tyre ATK-ja për këtë inkasimit të të hyrave falënderon menaxhmentit të ATK-së dhe stafit të saj për punën me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë.
“Një nivel si ky i inkasimit të të hyrave tregon përkushtimin e jashtëzakonshëm të menaxhmentit të ATK-së dhe stafit të saj, në kryerjen e punës me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë, të cilat padyshim që kanë reflektuar arritjen dhe tejkalimin e objektivave”, thuhet në njoftimin e tyre.

ATK falënderon gjithë tatimpaguesit që kanë kryer në kohë obligimet e tyre tatimore dhe që kontribuojnë në qëndrueshmërinë fiskale të shtetit. /Gazeta Infokus/

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy