25-vjeçari ia ofroi policit 30 euro për ta kaluar kufirin me Shqipërinë, arrestohet
Autori: Gazeta inFokus
15:06 | 09 Dhjetor 2021
Sot rreth orës 11:55 personi i lindur në vitin 1994 me inicialet A.B., me veturën e tipit “Audi A4” ngjyrë të zezë ka tentuar ta kalojë kufirin me Shqipërinë, pa test dhe vaksinë antiCOVID. Por, në “këmbim” të kalimit të kufirit pa dokumentacionin e nevojshëm i njëjti ia ka ofruar 30 euro policit kufitar.
“Pasi që shoferi i automjetit ka prezantuar dokumentat personale tek zyrtari policor kufitar, i njëjti në dokumentat e tij kishte vendosur edhe një shumë të parave prej tridhjetë (30)euro, dhe në pyetjen e zyrtarit policor se perse i ka vendosur këto para aty, personi është pergjigjur se nuk e ka bërë vaksinën dhe testin anti-covid të cilat kerkohen, prandaj me qellim për te kaluar kufirin i ka dhënë këto para”, njofton policia.
Lidhur me këtë rast nga Policia menjëher është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti për “dhënie të ryshfetit, ndërsa personi i dyshuar të inervistohet dhe të dergohet në qendrën e ndalimit për procedura të mëtejme ligjore.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve në mënyrë profesionale, luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe nuk do të toleroj shkeljen e ligjit dhe proceduarve të parapara, ku masa aktive po ndermerren dhe do të ndermeren edhe në funksion të parandalimit të pandemisë dhe ruajtjes së shendetit publik në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e policisë.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...






























