Lajme

38 pacientë me Covid të shtrirë në spitalet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 08 December 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 38 pacientë, prej tyre 9 të konfirmuar me koronavirus si dhe 29 pacientë të tjerë që kanë kaluar Covidin.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 11 janë me oksgjeno terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient me maskë oksigjeni, shkruan Gazeta Infokus.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Advertisement-

-Klinika Infektive, 6 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksgjeni

-Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

-Spitali i Pejës, 3 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 3 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera