Lajme

Petar Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë, kthehet mbrapsht në Merdarë

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 02 December 2021

Drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i është ndaluar hyrja në shtetin e Kosovës.

Tanjugu serb njofton se Petkoviq është ndaluar në Merdarë dhe është detyruar të kthehet mbrapsht.

Ky është ndalimi i pestë që nga fillimi i vitit që Prishtina i vendos Petkoviqit.

-Advertisement-

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar 4 ministrave kosovarë iu ndalua vizita që ata kishin paraparë të bënin në tri komunat e Luginës së Preshevës në prag të festës së 28 nëntorit.

Lidhur me këtë ndalesë kishte reaguar edhe Bashkimi Evropian duke i bërë thirrje Serbisë që të lejojë ministrat kosovarë të vizitojnë Luginën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera