Policia kërkon ndihmë për arrestimin e Lundrim Beqirit, i dyshuar për vrasjen e 25-vjeçarit
Autori: Gazeta inFokus
10:42 | 01 Dhjetor 2021
Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizimin e lëshuar nga prokurori i Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, publikon fotografinë dhe të dhënat e të dyshuarit për vrasjen e 25-vjeçarit që kishte ndodhur në tetor të këtij viti në Mitrovicë.
Policia thotë se publikimi i fotografisë me të dhënat personale, ka për qëllim që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet arrestimi i të dyshuarit, Lundrim Beqiri.
“Personi në kërkim është i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë” e ndodhur me datën 30.10.2021, në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë”, njofton policia.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij, të lajmëroj Policinë e Kosovës .
Informacione për personin në kërkim, mund të dërgoni në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 , +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu 044/245 503, E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në kërkesën e policisë.
25-vjeçari me inicialet A.M, ishte therur për vdekje në Mitrovicë. Të dyshuar për vrasjen janë Lundrim Beqiri dhe A.Z, ky i fundit ishte arrestuar pak ditë pas vrasjes së të riut.
Motivet e vrasjes së 25-vjeçarit mbeten akoma të panjohura.

T� tjera
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...





























