Katër ditë nga vrasja e trefishtë në Gllogjan, ende asnjë i arrestuar
Autori: Gazeta inFokus
08:11 | 30 Nëntor 2021
Një person ende i paidentifikuar nga organet e rendit ka shtënë me armë zjarri mbrëmjen e së premtes drejt autobusit me nxënës që po kalonte nëpër fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit. Si pasojë, të vdekur kanë mbetur dy nxënës dhe shoferi i autobusit.
Katër ditë pas rastit tragjik në Gllogjan, ende nuk është arrestuar asnjë i dyshuar.
Sipas deklarimeve të organit të rendit, deri më tani dyshimet janë se vrasja është kryer nga një person i vetëm.
Nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë deklaruar se janë duke u kryer hetime intensive për ta zbardhur rastin.
“Lidhur me këtë çështje penale, me seriozitetin më të lartë me ekipin e Prokurorëve, të udhëhequr nga kryeprokurori i Pejës janë duke punuar në mënyrë intensive së bashku me Policinë e Kosovës që të zbulohen të gjitha rrethanat dhe njëkohësisht personi apo personat e mundshëm të kryerjes të kësaj vepre”, ka deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, në KlanKosova.
Ai ka deklaruar se edhe bashkëpunimi i qytetarëve me organet e rendit, do të ishte një ndihmesë e madhe për zbardhjen e krimit.
“Bashkëpunimi i qytetarëve me institucionet përkatëse përkatësisht me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, me të gjithë ata persona të cilët kanë informacione, është që do ju garantohet që do të mbeten anonim dhe të njëjta informata do të trajtohen me seriozitetin më të lartë”, ka thënë ai.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































