KMDLNJ dënon sulmin në Gllogjan
Autori: Gazeta inFokus
14:57 | 27 Nëntor 2021
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj një autobusi që po barte nxënës nga Gjakova në Deçan, e ku vdiqën tre persona.
KMDLNj e ka cilësuar këtë si krim të rëndë, teksa ka kërkuar zbardhjen e plotë të rastit.
Më tutje, ata u kanë shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve që i humbën të dashurit e tyre në këtë sulm. .
Komunikata e plotë:
Mbrëmë pas orës 18.00 personi/a të paidentifikuar, me armë zjarri sulmuan autobusin në linjën Gjakovë – Deçan me ç’rast humbën jetën shoferi i autobusit dhe dy nxënës ndërsa dy të tjerë u plagosën. Krimi ishte shumë i rëndë dhe me të drejtë shkaktoi hidhërim të thellë te të gjithë qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera ku jetojnë shqiptarët. Për KMDLNj është shqetësues fakti se sulmohet një autobus që bartë nxënës të cilë janë ndjerë të sigurt sikur edhe familjet e tyre. Sipas një dëshmitari që i mbijetoi sulmit, personi që kishte sulmuar autobusin ishte i maskuar që lë të kuptohet se mund të ketë qenë i njohur për shënjestrën e sulmit. KMDLNj vlerëson angazhimin e shpejtë të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit dhe shpreson se shpejt do ta kapin personin që ka kryer këtë krim të pashembullt pas së cilave do të dihen motivet për këtë krim. KMDLNj thërret të gjithë të cilët , me të drejtë e gjykojnë këtë krim që të përmbahen në cilësimin e krimit sepse për këtë janë përgjegjës vetëm institucionet hetuese dhe gjykata përkatëse. Çdo cilësim jashtë këtyre institucioneve përgjegjëse vetëm sa mund ta pengojnë procesin e hetimit , ta dëmtojnë ate dhe shkaktojnë paqartësi në opinion. Politika duhet të qëndrojë larg këtyre hetimeve , si me deklarime , ashtu edhe me veprime . KMDLNj – ë beson fuqishëm se Policia e Kosovës ka kapacitete dhe aftësi të mjaftueshme profesionale që , në bashkëpunim me institucionet tjera, ta zbardhë rastin dhe të sjellë përgjegjësin/itë për këtë krim para organeve të drejtësisë. KMDLNj -ë shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave dhe ndanë dhimbjen me ta për vrasjen e më të dashurëve të tyre.

T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
































