Lajme

Lista Serbe: Deklaratat e Kurtit rrezikojnë paqen, BE-ja të reagojë

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 21 November 2021

Lista Serbe i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pas deklaratës së këtij të fundit për revistën britanike, “Monocle” se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë në një referendum paqësor e demokratik.

Partia e Goran Rakiqit, që është edhe ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Kurti, tha se kryeministri e tregoi “fytyrën e tij të vërtetë”, duke kërkuar që Bashkimi Evropian të reagojë.

“I njëjti Albin Kurti që foli kundër Asociacionit të Komunave Serbe si “bashkësi monoetnike”, tani po flet për Shqipërinë e Madhe, e cila nuk do të ishte asgjë më shumë se një krijim monoetnik. A janë këto vlera evropiane, duke u bërë thirrje përfaqësuesve më të lartë të Kosovës për të krijuar Shqipërinë e Madhe? Ne pyesim veten se çfarë tjetër duhet të ndodhë që Bashkimi Evropian, por edhe vendet e shquara të Evropës Perëndimore, të reagojnë ndaj deklaratave të tilla anti-evropiane që rrezikojnë drejtpërdrejt paqen dhe qetësinë e qytetarëve”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Lista Serbe.

-Advertisement-

Kjo parti tha se i dënon ashpër deklaratat e Kurtit, të cilat i quajti irracionale dhe tha se “shkaktojnë ndjenjën e pasigurisë tek qytetarët”.

Kurti, tha për “Monocle” se do të votonte pro në një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Gjithsesi, ai përsëriti se referendumi do të duhej të bëhej në mënyrë paqësore e demokratike.

“Në të ardhmen nëse do të prezentohej si një referendum demokratik në mënyrë paqësore do të votoja pro, por e përsëris prap, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”, ka thënë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera