Nëntori rikthen “Ditët e Kulturës Shqiptare në Kroaci”
Autori: Islam Morina 22:49 | 19 November 2021
Nëntori risjell sërish në Kroaci “Ditët e Kulturës Shqiptare”, por kësaj radhe, në këtë edicion të tretë nis me shfaqjen Dans teatër “Totem dhe Tabu”, e cila do të jepet në dy qytete kroate.
Kjo shfaqje me regji e koreografi të Robert Nuhës, dhe dramaturgji të Zana Hoxhës, fillimisht do jepet si premierë më 24 nëntor në Dom Branitelja në Pula, kurse më 25 nëntor në Teatrin Vidra të Zagrebit, shkruan Gazeta Infokus.
“Totem dhe Tabu” ngrehë pikëpyetje për situata dhe shqetësimetë mëdha shoqërore, trauma dhe ndikimin e pandemisë në hiporizinë shoqërore.
Komunikata e plotë:
“Shfaqja dans teatër “Totem dhe Tabu” me dy prezantime në Kroaci
Nëntori rikthen “Ditët e Kulturës Shqiptare në Kroaci” me aktivitete të ndryshme artistike, kulturore, sa tradicionale aq edhe bashkëkohore.
Bashkëpunimi që ka nisur tash e tre vjet ndërmjet Artpolis dhe Unionit Shqiptar në Republikën e Kroacisë dhe Shoqatës së Shqiptarëve të Prefekturës së Istrës, vazhdon edhe sivjet me prezantimin e veprave artistike bashkëkohore.
Në dy qytete kroate do të prezantohet shfaqja dans teatër “Totem dhe Tabu”, me regji e koreografi të Robert Nuhës, e dramaturgji të Zana Hoxhës.
“Totem dhe Tabu” do të jepet premierë para publikut në Kroaci më 24 nëntor nga ora 18:00 në “Dom Branitelja” në Pula, derisa më 25 nëntor nga ora 19:00 do të prezantohet në Zagreb në Teatrin “Vidra”.
“Totem dhe Tabu”, është tandem eksperimental i dansit kontemporan dhe tekstit minimal që mundëson reflektimin e audiencës lidhur me çështjet e ngritura të cilat ngërthejnë jetën e tyre dhe mentalitetin kosovar. Shfaqja ngrehë pikëpyetje për situata dhe shqetësime të mëdha shoqërore, trauma, ndikimin e pandemisë dhe hipokrizinë shoqërore por pa arritur në konkludime dhe me qëllim që të prekë në thellësinë e përjetimeve, emocioneve dhe ngjarjeve të cilat vijnë në formë imazhesh dhe monologjeve.
Për më tepër informacione gjeni të bashkëngjitur broshurën, dhe posterin për prezantimet e kësaj shfaqje në Kroaci”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.
Kujtojmë se në Kroaci ka një interesim të shtuar nga viti në vit për kulturën dhe artin shqiptarë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Dhuna në familje: Nëntë raste vetëm në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar disa...
-
Presidenti i Kinës nis vizitën dy ditore në Serbi
Presidenti i Kinës Xi Jinping ka nisur një vizitë zyrtare dyditore në Serbi m...
-
Publikohet fotografia e veçantë: Ibrahim Rugova i përkulur para varrit të Fehmi Aganit
Esat Geci, vëllai i Gani Gecit, ka postuar një fotografi ku shihet ish presid...
-
Ministria e Brendshme merr një vendim për patentëshoferët ilegalë serbë
Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendimin që mundëson kalimin nga p...
-
Lajçak takohet ne Washington me Escobarin: Patëm një takim konstruktiv
Emisari i Bashkimit Evropian pwr dialogun, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka...
-
Kurti plot lëvdata për punën e Bashkim Jasharit në krye të FSK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me komandantin e F...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë sigurohet duke ndalur Rusinë dhe Serbinë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të...
-
Organizohet një aktivitet në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit
Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë so...
-
Mblidhen pesë komisione parlamentare sot
Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për komisionet parlamentare, pasi që paras...
-
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë Agjenc...
-
Kurti publikon të dhëna: Serbia po propagandon për dhu*ën ndaj serbëve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vra...
-
Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e jashtëm, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit
Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anë...