Lajme

Goditi me veturë një person në Viti, i akuzuari del para gjykatës

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 17 November 2021

I akuzuari I.M është deklaruar fajtor se më 2020 në fshatin Mogill, shkaktoi aksident trafiku, ku u lëndua rëndë i dëmtuari L.L.

Pranimin e fajësisë për veprën që i vihet në barrë, i akuzuari e bëri në seancën e shqyrtimit fillestar, të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Gjilan dega në Viti,  pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Rozelida Manastiri, raporton”Betimi për Drejtësi”.

“E pranoj fajësinë për këtë vepër penale, ka ndodhur nga pakujdesia”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Ai tutje kërkoi nga gjykata që mundësisht t’i shqiptoj një dënim me gjobë.

Me pranimin e fajësisë u pajtua prokurorja Manastiri, e cila po ashtu i ka propozuar gjykatës që me rastin e shqiptimit të dënimit, të merren parasysh të gjitha rrethanat rënduese si dhe ato lehtësuese.

Ndërsa mbrojtësi i të dëmtuarit, avokati Mustafë Nuhiu, deklaroi se nuk i bashkëngjiten ndjekjes penale dhe se i dëmtuari është në procedurë të realizimit të kërkesës pasurore-juridike tek siguruesi i automjetit të të pandehurit.

Në këto rrethana, gjykatësi Nexhat Aliu mori aktvendim me të cilin aprovoi pranimin e fajësisë, ndërsa shpallja e aktgjykimit tha se do të bëhet brenda afatit ligjorë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 22 korrik 2020, kishte ngritur aktakuzë ndaj I.M, me arsyetimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 8 në lidhje më paragrafin 6 e 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, më 5 qershor 2020, rreth orës 13:40, në rrugën Viti-Kllokot,  deri sa i pandehuri kishte qenë duke e drejtuar automjetin e markës “VW CADDY”, me tabela të regjistrimit 06-369 DD, ngjyre e bardhë, nga pakujdesia ka rrezikuar trafikun publik duke vu në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë, në atë mënyrë që pa u siguruar mirë se një veprim të tillë mund ta kryej pa i penguar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion e në kundërshtim me dispozitat ligjore nga neni 41 të Ligjit për rregullat e Trafikut Rrugor nr. 05/L-088.

Siç thuhet në aktakuzë me të arritur në fshatin Mogilë, i pandehuri bënë kthim të pa sigurt majtas për të hyrë në parkingun e firmës “GADO”, kalon në shiritin e mjatë të rrugës dhe me anën e djathë të automjetit ndeshet me motoçikleten e tipit “Kawasaki Ninja”, pa targa të cilin ka qenë duke e drejtuar i dëmtuari Lindrit Lutfiu nga Kllokoti, e i cili ka qenë duke lëvizur në anën e kundërt në drejtimin Kllokot –Viti.

Sipas aktakuzës si pasojë e këtij aksidenti tani i dëmtuari Lindrit Lutfiu pëson lëndime të rënda trupore lëshuar nga Zyra Shërbyese “Hen MEDICA” Iliria Gjilan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera