Lajme

​Memli Krasniqi pret në takim ambasadorin e Shqipërisë, diskutojnë për rezultatet e zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 17 Nëntor 2021

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili e ka uruar për rezultatin zgjedhor të PDK-së në zgjedhjet lokale.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka njoftuar se me ambasadorin Minxhozi kanë diskutuar lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend, në veçanti pas përmbylljes me sukses të procesit zgjedhor në të dy raundet.

“Ambasadorin Minxhozi e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë, si dhe theksova nevojën për forcimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi në çdo fushë, për çka do të angazhohet edhe PDK”, shkruan ai.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy