Lajme

Zemaj: Qeveria vazhdon ofendimin me lëmoshë ndaj mantelbardhëve

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 10 November 2021

Ish-ministri i Shëndetësisë, tashmë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar pasi Qeveria ka miratuar ndarjen e mjeteve shtesë për dy muaj për punëtorët shëndetësorë.

Zemaj ka thënë se dinjiteti i mantelbardhëve nuk shitet e as nuk blihet.

“Qeveria vazhdon ofendimin me lëmoshë ndaj mantelbardhëve, respektivisht heronjve të kohës, të cilët me vetëmohim po vazhdojnë luftën me armikun global COVID-19″, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

-Advertisement-

Sipas tij, kjo qeveri e dëshmoi edhe një herë mungesën e dijes dhe vullnetit për përkrahje të merituar të stafit shëndetësor në vend, duke vazhduar ofendimin me lëmosh të caktuar në emër të shtesës prej 10 për qind.

Pagesa shtesë për punëtorët shëndetësorë do të ndahet për muajt nëntor dhe dhjetor 2021.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera