Sport

Trajneri i ri i kombëtares: Kam qenë ushtar në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 09 November 2021

Trajneri i përkohshëm i kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, ka thënë se e njeh mentalitetin e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Me pas ai në konferencë për media para ndeshjes miqësore me Jordaninë ka deklaruar se ka shërbyer si ushtar në Kosovë, në aeroportin e Prishtinës në vitin 1987.

“E njoh mentalitetin e Kosovës, kam shërbyer si ushtar këtu, isha i vendosur në aeroportin e Prishtinës në vitin 1987, dhe lidhja me Kosovën nuk më mungon në këtë aspekt”, tha Gliha.

-Advertisement-

Kosova do të përballet me Jordaninë të mërkurën nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera