Lajme

Policia me aksion në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 09 Nëntor 2021

Njësitet e komunikacionit rrugor dhe njësitë tjera në rajonin e Prizrenit janë duke e realizuar një aktivitet për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, këto njësi janë duke e realizuar planin operativ “Siguria në komunikacion”, si dhe zbatimin e masave anti-covid.

Policia njofton se ky plan po realizohet nga të gjitha stacionet dhe njësitë në rajonin e Prizrenit.

-Advertisement-

Gjatë zbatimit të këtij plani policia ka shqiptuar 394 tiketa trafiku, gjithashtu janë marrë masat plotësuese dhe mbrojtëse, ndërsa për moszbatim të masave COVID-19 janë shqiptuar 89 fletëparaqitje, prej periudhës brenda 48 orëve.

Ndërkaq, nga policia është njoftuar se aktivitete të tilla për të rritur sigurinë në komunikacion dhe për zbatimin e masave kundër COVID-19 do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy