Lajme

Bëhen për spital gjashtë persona në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 09 Nëntor 2021

Gjashtë persona të ndarë në dy grupe janë  rrahur në mes vete të hënën për motive të panjohura, në Ferizaj, shkruan Gazeta Infokus.

Si pasojë e përleshjes lëndime kanë pësuar të gjithë të dyshuarit ku edhe u është afruar tretman mjekësor.

Sipas policisë me aktvendim të prokurorit kujdestar, katër personave iu është caktuar masa e ndalimit policor.

-Advertisement-

“Gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë, të ndarë në dy grupe, për motive të panjohura janë përfshirë në një përleshje (rrahje) në mes veti. Si pasojë e përleshjes, lëndime kanë pësuar të gjithë të dyshuarit për çka dhe u është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy