Mjaltë, shegë, limon dhe xhenxhefil/ Shurupi më i mirë për imunitetin
Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 09 November 2021
Sistemi imunitar ka nevojë për të gjithë mbështetjen e mundshme që të përballojë me sukses sfidat dimërore siç janë gripi dhe e ftohura. Mbështetja për sistemin imunitar mund të tingëllojë si një mision i vështirë, por nuk ka përse të jetë i tillë. Imuniteti i njeriut ka nevojë për vitamina, minerale e antioksidantë, të cilat për fat të mirë mund t’i gjeni krejt lehtë nëpër frutat dhe perimet e stinës.
Duke lexuar më poshtë në këtë artikull do të mësoni formulën e një shurupi fantastik për imunitetin. Bëhet fjalë për kombinimin fuqiplotë të shegës, mjaltit, xhenxhefilit dhe limonit në një shurup të vetëm. Të jemi të qartë, ky shurup nuk bën dot magji nëse ju ushqeheni gjithë kohës me produkte të përpunuara dhe të shpejta. Shurupi i mëposhtëm duhet të jetë një pjesë thelbësore e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.
Përbërësit:
100 ml lëng shege
120 gramë mjaltë,
5 ml lëng xhenxhefili
55 ml lëng limoni.
Përgatitja:
Shtrydheni shegën dhe limonin.
Lëngjet hidhini në një kavanoz.
Grini xhenxhefilin dhe grimcat e tij hidhini në një napë.
Shtrydheni lëngun dhe hidheni në kavanoz.
Shtoni mjaltin dhe përziejini të gjitha lëngjet mirë.
Shurupi është gati.
Ekspertët këshillojnë që çdo mëngjes të merrni një lugë gjelle nga shurupi, ta tresni në ujë dhe ta pini me stomak bosh çdo mëngjes për 1 ose 2 javë. Këtë kurë mund ta shfrytëzoni në çdo stinë, ose të paktën dy herë në vit.
Këshilla të Tjera Për Mbrojtjen e Imunitetit
Krahas këtij shurupi, ekspertët këshillojnë që të merrni hapat e mëposhtëm:
1. Hani sa më pak ushqime të përpunuara, të shpejta e të skuqura
2. Hiqni dorë nga ëmbëlsuesit natyralë,
3. Kufizoni konsumin e produkteve shtazore
4. Rrisni konsumin e frutave, perimeve, drithërave, legumeve, farave,
5. Pini më shumë ujë dhe çajra./AgroWeb
Të tjera
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...