Dodik “i ha fjalët e veta”, takohet me Escobarin që dje tha se “ka ardhur kot”
Autori: Gazeta inFokus
12:58 | 08 Nëntor 2021
Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar me anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik pas takimeve me anëtarët tjerë të Presidencës së BeH, Zheljko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, raporton gazeta boshnjake, Avaz.
Në prag të vizitës së tij në Bosnjë e Hercegovinë, Escobar tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se së pari do të bisedonte me ambasadorin e SHBA-së në BeH, Eric Nelson në Sarajevë përpara se të shpallte sanksionet e mundshme, pa specifikuar se për çfarë sanksione bëhet fjalë.
“Është në tavolinë. Por unë dua t’u them njerëzve të BeH se nuk do të ketë luftë të re. Ne, komuniteti ndërkombëtar, partnerët tanë në Evropë, duam të sigurohemi që angazhimi ynë për paqen dhe sigurinë për njerëzit e rajonit të jetë i ndërsjellë. Sa i përket dobësimit të institucioneve qendrore, arsyeja është korrupsioni. Dodik dëshiron ta mbrojë pushtetin dhe paratë e tij. Kërkoj nga njerëzit që të mos bien pre e kësaj”, tha Escobar.
Pas takimit me Zëvendësndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, kryetari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljko Komshiq tha se mesazhet e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin ishin se nuk do të ketë luftë dhe se Marrëveshja e Dejtonit ishte dhe mbetet burimi i politikës amerikane atje.
Dje, anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Millorad Dodik tha se i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar “ka ardhur kot”, nëse mendon se ai është shkaktari i krizës në Bosnjë.
“Nëse nuk ndryshon optikën dhe shikon faktet që janë të dukshme, atëherë ai vetë do të kontribuojë në atrofinë e vendit, të cilin amerikanët, përmes Përfaqësuesve të Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës, e kanë modeluar të gjitha vitet e mëparshme sipas dëshirës së myslimanëve”, tha Dodik dje.

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
































