Lajme

Djali i Kadri Veselit publikon një fotografi të rrallë të babait me Thaçin e Krasniqin

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 05 Nëntor 2021

Një vit pas arrestimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, djali i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, Klestori ka shpërndarë një fotografi të rrallë të babait të tij me ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin.

Ai ka publikuar këtë fotografi që është realizuar vite më parë.

Po ashtu edhe djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti ka publikuar një fotografi me babanë e tij që ishte realizuar ditën që Thaçi ishte nisur drejt Hagës.

Ndryshe, që nga ajo ditë, krerët e UÇK-së po vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy