U prezantua si agjent i CIA-s, dënohet me 3 vjet e 6 muaj burg
Autori: Gazeta inFokus
15:07 | 01 Nëntor 2021
Është dënuar Skender Guraziu me dënim prej 3 vjet e 6 muaj burg dhe 1300 euro gjobë, pasi ishte paraqitur rrejshëm si agjent i fshehtë i CIA-s dhe kishte mashtruar Vedat Rexhepin, se do t’ia gjente vëllain e zhdukur, duke i kërkuar mijëra euro si shpërblim.
Aktgjykimi në fjalë u shpall të hënën nga gjykatësi Adnan Kamberi, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas këtij aktgjykimi, i akuzuari Guraziu për veprën penale “Mashtrimi” u dënua me dënim me burgim prej 2 vjet e 4 muaj dhe 800 euro gjobë, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” i është shqiptuar dënim me burgim prej 1 vit e 8 muaj dhe për veprën penale “Prezantim i rremë si person zyrtar”, u dënua me 1 vit e 4 muaj burgim dhe 500 euro gjobë.
Pastaj, gjykata ndaj të akuzuarit Guraziu shqiptoi dënimin unik me 3 vite e 6 muaj burgim dhe 1300 euro gjobë.
Dënimi i shqiptuar me burgim sipas gjykatësit Kamberi, do të ekzekutohet brenda afatit prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Po ashtu, brenda afatit prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, i akuzuari Guraziu obligohet të paguajë dënimin me gjobë në të kundërtën dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet në dënim me burgim duke iu llogaritur për një ditë burgimi shuma prej 20 euro.
I akuzuari, është obliguar të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë shumën prej 50 euro për paushallin gjyqësorë dhe 30 euro në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit.
Aktakuza e ngritur më 20 tetor 2021, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Skender Guraziun e ngarkon me veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...

































