Në QNR nis rinumërimi i rreth 300 vendvotimeve për kuvende komunale
Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 30 October 2021
Në Qendrën e Numërimeve dhe të Rezultateve sot ka filluar rinumërimi i rreth 300 vendvotimeve që u takojnë Zgjedhjeve Lokale për kryetarë të Komunave që u mbajtën më 17 tetor.
Zëdhënësi i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi tha se KQZ ka marrë vendim për rinumërim të vendvotimeve pasi ka mospërputhje të votave të subjekteve politike me ato të kandidatëve.
“Ju njoftoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi për rinumërimit e rreth 300 vendvotimeve që u takojnë Zgjedhjeve Lokale për Kuvende Komunale të cilat u mbajtën më 17 tetor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e këtyre vendvotimeve pasi ka mospërputhje të votave të subjekteve politike me ato të kandidatëve”, ka thënë ai
Po ashtu ai shtoi se rinumërimi i këtyre vendvotimeve mund të marrë kohë disa ditë, dhe KQZ-ja do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të Komunave.
“Pra, në disa raste subjektet politike kanë vota, por jo edhe kandidatët, apo edhe anasjelltas, kur kandidatët kanë vota dhe subjektet politike nuk kanë vota. Rinumërimi i tyre mund të marrë kohë disa ditë dhe pas përfundimit të tij, nëse nuk do të ketë rinumërim tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mund të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvende Komunale,” ka shtuar Elezi.
Komunat me më së shumti vendvotime që do të rinumërohen janë Prishtina 40, Prizreni 25, Peja 20 dhe Podujeva 19.
Të tjera
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...