Lajme

​Italia do të vazhdojë të mbështesë shëndetësinë kosovare

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 26 October 2021

U. d. ministrja e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dafina Gexha Bunjaku ka pritur sot në takim njoftues Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Sipas njoftimit ministror, në këtë takim është biseduar për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë.

Në këtë drejtim, Ministrja Gexha Bunjaku ka falënderuar shtetin e Italisë për mbështetjen konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në vazhdimësi.

-Advertisement-

Ministrja Gexha Bunjaku dhe Ambasadori De Riu janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe, gjithashtu, kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit dhe zbatimin e masave kundër COVID-19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera