Lajme

Në QKUK kryhet me sukses një operacion i vështirë në zemër

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 21 October 2021

Në QKUK kryhet me sukses një operacion i vështirë në zemër

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se mjekët kardiokirurgë, bashkë me anesteziologë, të asistuar edhe nga stafi përcjellës, në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë kryer me sukses të plotë një operacion të komplikuar.

Sipas SHSKUK’së, pacientja me inicialet F.T., e moshës 70 vjeçare, me dëmtime të dy valvulave në zemër (stenozë e rëndë aortale dhe mitrale) dhe me sëmundje të arterieve koronare, i është nënshtruar intervenimit të zëvendesimit të dy valvulave dhe by passeve aortokoronare.

-Advertisement-

Pas operacionit  të trefishtë thuhet se pacientja është në gjendje stabile shëndetësore në kujdesin postoperator.

“Pacientja kishte vështirësi në frymemarrje dhe lëvizshmëri të kufizuar për një kohë të gjatë, si pasojë e problemeve të avancuara kardiake”, thuhet nga SHSKUK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera