Bekim Jashari akuzon rënd Hysni Mehanin dhe Lëvizjen Vetëvendosje
Autori: Gazeta inFokus 00:11 | 21 October 2021
Kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari, ka akuzuar rënd Lëvizjen Vetëvendosje për të cilën thotë se qëllimshëm nuk kandiduan kandidatin e tyre në Skenderaj, në mënyrë që Bekim Jashari të identifikohet si afërt me LVV-në.
Jashari ka thënë se edhe pasivizimi i LVV-së në fushatë dhe heshtja e tyre karshi manipulimeve në ditën e zgjedhjeve si dhe thirrja e Hysni Mehanit për të shkuar Skenderaj në rivotim janë të porositura e dashakeqe ndaj tij, shkruan Gazeta Infokus.
Ai po ashtu shoqëruar me postimin e tij të gjatë, ka shpërndarë edhe fotografi nga statusi i Mehanit.
Postimi i plotë i Bekim Jasharit:
“Të dashur qytetarë,
Lojërat e ndyra të individëve e grupeve të caktuara brenda partive politike tashmë kanë filluar të dalin në pah.
Ata që për 4 vite nuk lanë asgjë pa kritikuar e shpifur për qeverisjen time, në këto zgjedhje qenkan bërë bashkë me individ të PDK-së kundër meje siç dëshmojnë vetë komisionerët e vëzhguesit e tyre, të cilët duke mos u kontaktuar nga partia e tyre për të sjellur dëshmi për manipulim të procesit zgjedhor tani po vijnë tek ne sepse partia e tyre nuk ishte dhe nuk është e interesuar të sjellë drejtësi për zgjedhjet e 17 tetorit.
Deklaratat e z. Mehani që Skenderaj duhet të shkojë në ri-votim është edhe një deklaratë tjetër e porositur për të na identifikuar si të afërt me VV-në, siç ishte dhe vendimi për mos kandidim të tyre për kryetar të Skenderajt, pasivizimi i tyre në fushatë dhe heshtja e tyre para keqpërdorimeve në ditën e votimit.
Kështu me veprimet e tij të ulëta ai iu mundësoj kundërshtarëve tonë politik që gjatë tërë fushatës parazgjedhore të propagandojnë kinse Bekimi është me VV-në, pasi që VV-ja nuk i vuri kundërkandidat.
Kjo ishte propaganda që më së shumti përdoren ata që nuk e kishin as edhe një fakt të vetëm pse nuk duhet votuar Bekim Jashari, nuk e kishin as edhe një dëshmi kundër qeverisjes sime me duar të pastra.
Ata që përveç propagandave të ulët kundër meje, bënë marrëveshje me serbet e Bajës dhe Syriganës, të cilët i votuan me shumicë, ata që blenë votat e qytetarëve me para, kërcënuan e shantazhuan mbështetësit tonë, ata që blenë komisionerët, vëzhguesit si dhe ata që përdoren trenin bullgar për të përmbysur rezultatin.
Unë e kam thënë dhe e përsëris sa herë që ka nevojë që Bekimi ka qenë dhe mbetet i pavarur dhe nuk ka asnjë marrëveshje apo koalicion me asnjë parti politike dhe i tillë do të mbetem.
Qytetarët e vendit tonë janë dëshmitarë të manipulimeve që kanë ndodhur andaj edhe janë duke dëshmuar çdo ditë për manipulimet që bënë ata që nuk njohin asgjë para interesit të tyre grupor.
Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj dhe të zbardhet çdo parregullsi në procesin zgjedhor të 17 tetorit.
Këtë e kemi obligim ndaj demokracisë dhe zhvillimit të vendit por edhe ndaj kujtimit për sakrificën në ndërtimin e shtetit tonë”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Sami Lushtaku: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve
Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku k...
-
Abdixhiku në Istog: LDK po merr mbështetje kundër pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar dy takime son...
-
Çitaku: Drafti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike për serbët
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin ...
-
DASh: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i S...
-
Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë
Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm...
-
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evr...
-
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të...
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...
-
Programi me MCC’në, Kurti: Investimi më i madh në energji në dekadat e fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po bëhet shteti me ka...