Sport

Benfica-Bayern Munich, formacionet e mundshme

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 20 October 2021

Skuadra e Benficas dhe gjigandi gjerman Bayern Munich do të synojnë që ta vazhdojnë startin pa humbje në sezonin 2021/22 të Ligës së Kampionëve, ku do të përballen sot në stadiumin “Da Luz” në kuadër të xhiros së tretë të Grupit E.

Nikoqirët momentalisht pozicionohen në vendin e dytë , ku nga dy ndeshjet e para kanë arkëtuar katër pikë, kurse skuadra e Julian Nagelsmann zë vendin e parë në grup me gjithsej gjashtë pikë, përcjell KosovaPress.

Në xhiron e fundit, skuadra e Benficas shënoi fitore me rezultat 3:0 kundër Barcelonës, kurse Bayern Munich mposhti me rezultat të thellë 5:0 skuadrën e Dynamo Kyiv.

-Advertisement-

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Benfican nuk do të paraqiten Dias, Fernandes, Lazaro, Pinho dhe Seferovic, kurse te Bayerni do të mungojnë Davies, Goretzka dhe Ulreich.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Benfica (3-4-3): Vlachodimos; Verissimo, Otamendi, Vertonghen; Gilberto, Weigl, Mario, Grimaldo; Silva, Yaremchuk, Nunez

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Sule, Upamecano, Hernandez; Kimmich, Sabitzer; Sane, Muller, Gnabry; Lewandowski

Grupi E

21:00 Benfica – Bayern Munich (Stadiumi Da Luz)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera