Lajme

Arrestohet prishtinasi, sulmoi babain dhe axhën

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 20 October 2021

Një qytetar nga Prishtina është arrestuar dje, pasi ka sulmuar babanë e tij dhe axhën, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Policisë, i dyshuari i ka shkaktuar lëndime në kokë axhës së tij, i cili edhe ka pranuar trajtim mjekësor.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur babain e tij, po ashtu ka sulmuar edhe axhën e tij mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime në kokë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera