Rënia dhe shkëlqimi i partive brenda katër vitesh
Autori: H. Smajli
10:49 | 19 October 2021
Vlerësimi sipas votave të qytetarëve për partitë politike në vend po tregon një dallim të madh nga zgjedhjet lokale krahasuar me ato parlamentare.
Mirëpo një dallim i tillë ekziston edhe nëse krahasojmë zgjedhjet lokale të këtij viti me ato para katër vitesh, të 22 tetorit të vitit 2017.
Kështu në zgjedhjet lokale të vitit 2021 partitë pësuan rënie e ngritje.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës janë dy partitë që kanë shënuar rritje në rezultatin e zgjedhjeve lokale të së dielës në rezultatet e raundit të parë.
Krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2017, LVV-ja ka shënuar një rritje prej 57 mijë e 127 votash, ndërsa PDK-ja një rritje prej 7 mijë e 872 votash.
Derisa në vitin 2017 në nivel lokal partia tash në pushtet arriti të marrë 148 mijë e 727 vota në zgjedhjet e vitit 2021 kjo shifër u rrit në 205 mijë e 854.
Ndërsa PDK-ja pati një rritje si asnjëherë më parë në komunën e Prishtinës, e në total në vitin 2017 kjo parti fitoi besimin e 163 mijë e 758 qytetarëve kurse në vitin 2021, mori 171 mijë e 630 vota.
Partitë që pësuan rënie krahasuar me vitin 2017 në këto zgjedhje janë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Në krahasim me vitin 2017, LDK-ja ka marrë 48 mijë e 908 vota më pak. E megjithatë lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku po e konsideron një ngritje të LDK-së, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit të sivjetëm.
Një rënie jo të lehtë ka pësuar edhe AAK-ja në krye me Ramush Haradinajn. 22 mijë e 283 qytetarë nuk i besuan kësaj partie njëlloj siç bënë në vitin 2017.
E edhe në Prishtinë për dallim nga PDK-ja që pati një rritje, as kësaj here kandidati i AAK-së, Daut Haradinaj nuk arriti të votohet më shumë se 4.50%.
Në vazhdim gjeni numrin e votave të partive në zgjedhjet lokale të vitit 2017 dhe vitit 2021:
Nga sa vota morën partitë politike në zgjedhjet e 17 tetorit, 2021:
VV – 205. 854 vota
LDK – 181. 121 vota
PDK – 171. 630 vota
AAK – 85.555 vota
Nga sa vota morën partitë politike në zgjedhjet lokale 2017
LDK – 230 029
PDK – 163 758
VV – 148 727
AAK – 107 838./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































