RrGK fillon fushatën kundër ngacmimeve seksuale në vendin e punës
Autori: Gazeta inFokus
11:54 | 18 Tetor 2021
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në partneritet me Agjencinë për Barazi Gjinore (ABGj) dhe me Avokatin e Popullit kanë filluar fushatën online kundër ngacmimeve seksuale në vendin e punës.
Kjo fushatë po bëhet me qëllim të informimit të qytetarëve rreth formave të ngacmimit seksual në vendin e punës, ligjeve që dënojnë atë, si dhe shembujve të ngacmimit seksual në vendin e punës, të nxjerrë nga hulumtimi i RrGK-së “Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Kosovë”.
Nga të gjeturat e këtij hulumtimi, sipas RrGK’së, shumica e të anketuarve nuk kishin njohuri nëse ngacmimi seksual në hapësira të punës dënohet me ligj dhe cilat janë format e ngacmimit seksual.
“Kodi Penal i Republikës së Kosovës dënon me burgim deri në tri (3) vite çdo person i cili ngacmon seksualisht personin tjetër apo përdor cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit, dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues. Përveç Kosovës, fushata e njejtë do të zhvillohet edhe në pesë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor të cilat janë partnere të RrGK-së në këtë nismë: Shqipëri, Mali të Zi, Maqedoni, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe Serbi si dhe pritet të zgjasë 11 ditë (18-30 tetor)”, thuhet nga ky Rrjet.
RrGK inkurajon të gjithë personat e ngacmuar seksualisht në vendet e tyre të punës që të raportojnë ngacmimin seksual në Inspektoriatin e Punës (0800 7 75 77) dhe në Policinë e Kosovës (0800 1999).
“Strategjia e RrGK-së për Fuqizimin Ekonomik të Grave e hartuar për vitet 2019-2022, bën thirrje për përmirësimin e kushteve për pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore. Gjithashtu, RrGK beson në krijimin e mjediseve të dinjitetshme të punës dhe mjediseve pranuese për të gjitha grupet e shoqërisë. Kjo fushatë realizohet si pjesë e nismës “Luftimi i diskriminimit, përmirësimi i të drejtave të grave në punë”, si dhe mbështetet nga Komisioni Evropian dhe bashkëfinancohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida)”, thuhet nga RrGK.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































