Lajme

Arrestohet një shqiptar në Vërmicë

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 18 October 2021

Një person shtetas i Shqipërisë është arrestuar ditën e diel në Vërmicë për shkak se dyshohet se ka tentuar ta kalojë kufirin i paautorizuar, shkruan Gazeta Infokus.

I dyshuari është kapur nga njësit policore duke ecur shtatit të liqenit për të kaluar kufirin.

Ai është deklaruar se një veprim të tillë e ka bëtë për shkak se nuk është i vaksinuar dhe nuk ka pasur test për Covid.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  shtetas i Shqipërisë i cili nga njësiti policor është takuar duke ecur shtratit të liqenit. I dyshuari është deklaruar se atë veprim e kishte bërë për shkak se nuk është i vaksinuar dhe nuk kishte pas test për Covid”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera