Lajme

Shefi i Misionit Vëzhgues të BE-së: Mënyra më e mirë për të kontribuar në demokraci është përmes votës

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 17 October 2021

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve, Lukas Mandl, ka thënë të dielën se është shumë i lumtur që blloku evropian mund të kontribuojë me 100 vëzhgues në zgjedhjet lokale të Kosovës.

“Ekzistojnë mënyra të ndryshme për të kontribuar në demokraci, mirëpo mënyra më e mirë është përmes votës. Prandaj mesazhi im i parë sot është që të inkurajoj secilin që të votojë”, ka thënë Mandl.

Sipas tij, procesi zgjedhor është duke u realizuar në mënyrë të qetë.

-Advertisement-

Më herët Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se vendimet e kryetarëve të komunave janë të rëndësishme, andaj edhe u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Qytetarët e Kosovës do të zgjedhin të dielën (17 tetor) kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera