Lajme

Alban Hyseni: U bëj thirrje qytetarëve të votojnë

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 17 Tetor 2021

Kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës.

Pretendenti për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka votuar sot në qendrën e votimit 0401D, në shkollën “Abaz Ajeti”.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë dhe të përcaktojnë fatin e tyre.

-Advertisement-

“Unë sot sapo përfundova obligimin tim si qytetar i Republikës, për të votuar. Për të shfrytëzuar të drejtën për të përcaktuar fatin tim dhe të ardhmen time, e me këtë edhe të familjes. Në anën tjetër, iu bëj thirrje gjithë qytetarëve të shfrytëzuar këtë të drejtë të garantuar dhe kushtetuese. Në mënyrë që bashkërisht të përcaktojmë të ardhmen e qytetit tonë dhe të ardhmen e vendit”, ka thënë Hyseni.

Hyseni ka falënderuar të gjithë qytetarët për maturinë dhe pjekurinë politike e treguar gjatë fushatës zgjedhore.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy