Ambasadori në ikje i SHBA-së në Beograd: Ka një dallim të qartë mes regjimit të Millosheviqit dhe udhëheqjes së Vuçiqit
Autori: Gazeta inFokus
12:09 | 16 Tetor 2021
Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey ka thënë se lidershipi i Serbisë që udhëhiqet nga Aleksander Vuçiq dallon nga regjimi i Millosheviqit. Godfrey i cili pritet që të zëvendësohet nga diplomati Christopher Hill në një intervistë për median serbe ‘Novosti’ ka folur edhe për bombardimin e Serbisë nga NATO-ja, duke thënë se ka qenë vendim i detyruar.
Ambasadori amerikan, Godfrey i pyetur nëse zyrtarët amerikanë duhet t’i kërkojnë falje Serbisë për bombardimet e vitit 1999, ai u shpreh se ka shprehur keqardhje njëjtë sikur Sekretari Gjeneral i NATO-s për viktimat civile gjatë bombardimeve.
“Unë e di se e kaluara është përplot sfida, për shembull, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shprehur keqardhje publike për viktimat civile në vitin 1999. E bëra edhe unë. Por ai vendim duhej marrë atëherë dhe Shtetet e Bashkuara e shohin atë si ditën kur diplomacia dështoi. Ishte një vendim i detyruar, ne nuk e donim atë, por u detyruam ta merrnim atë për të ndaluar veprimet e regjimit të Millosheviqit”, tha ai.
Godfrey tutje është shprehur se lidershipi i Vucic dallon nga regjimi i Millosheviqit.
“Unë do të bëja një dallim të qartë midis atij regjimi dhe udhëheqjes serbe tani. Unë nuk mendoj se Serbia duhet të përqëndrohet aq shumë në të kaluarën dhe të jetojë me hidhërim për shkak të ngjarjeve të së kaluarës, por të përqëndrohet në të ardhmen e tij, e cila sipas mendimit tim është jashtëzakonisht e ndritshme”, tha ambasadori amerikan.
Por, ish-ministri i Informacionit të Sllobodan Millosheviqit, presidenti i tanishëm, Aleksander Vucic i kishte thurrur lavde ish-shefit të tij, duke e quajtur lider të madh.
“Millosheviqi ishte lider i madh serb, që i kishte qëllimet më të mira të mundshme, por rezultatet ishin shumë më të këqija. Jo pse ai e donte këtë, por për shkak që dëshirat nuk ishin reale, dhe interesat dhe aspiratat e popujve të tjerë u neglizhuan e u nënçmuan”, kishte thënë Vucic

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































