Lajme

Digjet një banesë në Fushë Kosovë, policia dhe FSK shpëtojnë një grua

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 15 Tetor 2021

Një banesë është kapluar nga zjarri të enjten pasdite në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Njësitë  policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe së bashku me pjesëtarë të FSK-së kanë hapur derën e banesës me forcë për të nxjerrë nga aty një grua.

“Raportohet se një banesë është kapluar nga zjarri, njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar 2 zyrtar policor dhe 6 pjesëtarë të FSK-së të cilët e kishin hapur derën e banesës me forcë dhe e kishin nxjerrë nga banesa viktimën femër kosovare, të cilës i është ofruar tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia.

-Advertisement-

Gjithashtu në njoftim thuhet se kanë dyshime se zjarri ka ardhur nga energjia elektrike.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga energjia elektrike. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia e Kosovës./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy